Valentino Murataj duket pranë largimit nga Partizani. 27-vjeçari ka edhe një vit kontratë si “dem”, por në adresë të tij ka mbërritur një mundësi shumë e mirë dhe falë marrëdhënieve korrekte me drejtuesit, shanset janë që të largohet si lojtar i lirë.

Hapoel Tel Aviv është klubi që po këmbëngul për shërbimet e Muratajt, një lajm i konfirmuar edhe nga mediat pranë izraelitëve. Me këtë transferim Murataj do të përmbyllte transferimin e tij të parë jashtë vendit në karrierë dhe do të firmoste në një nga klubet më historike në Izrael. Gjithsesi, dëmtimi i pësuar kundër Marsaslokut në Maltë e ka komplikuar këtë transferim, që duket se do të duhet të presë për konfirmimin final.

Mesfushori ka pësuar një dëmtim në gju, shkalla e të cilit nuk është zbardhur ende 100%. Pasi të mësohet specifika e dëmtimit, pritet të mësohet nëse transferimi do të finalizohet. Në rast se Murataj ka pësuar një dëmtim të rëndë, që e mban disa muaj jashtë, izraelitët do të tërhiqeshin, në të kundërt janë gati t’i presin mesfushorit biletën drejt Tel Aviv, për ta prezantuar si lojtarin e tyre më të ri. Në rast se largohet, ikja e fierakut do të linte një boshllëk tëkonsiderueshëm sa i përket grintës, kilometrave në fushë dhelidershipit në ekipit e kuq. Mesiguri në ditët në vijim në klubdo të nisin punën për afrimin enjë tjetër mesfushori, që të bëjëliderin në mesfushë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb