TIRANË – Erl Murati, kryeredaktor i “Gazetës Shqiptare” ka vënë në dyshim mbylljen e shpejtë të hetimeve nga prokuroria vetëm në 16 ditë për çështjen “Doshi”, në një kohë kur ende shumë pikëpyetje dhe hipoteza po enden.

“Nëse kemi Durim Bamin, Tom Doshin dhe Mark Frrokun të akuzuar për inskenim, – tha Murati në studion e “News 24”, atëhërë unë pyes: Po në 1 shtator, kush tentoi ta vriste Fatjon Skënderin? Durim Bamit kush ia vuri tritolin? Kjo është shumë e rëndë. Sepse mënyra sesi e ka trajtuar këtë çështje Prokuroria, i bie që Fatjon Skënderin ka tentuar ta vrasë Tom Doshi. I bie që tritolin tek Durim Bami e kanë inskenuar Mark Frroku dhe Tom Doshi, apo jo?”

Sipas Muratit, “Prokuroria nuk duhet të frenohet vetëm tek kallëzimi i rremë; t’i akuzojë edhe për akte terroriste këta dy deputetë. Prokuroria mund të thotë: Unë nuk kam prova, nuk kam fakte që këta kanë tentuar të vrasin Fatjon Skënderin dhe Durim Bamin ose i kanë vënë “kapuçin” në kokë, Stafukës…

Atëherë, të mos i mbyllë hetimet për 16 ditë nëse nuk ka fakte, – theksoi gazetari, – por t’i japë përgjigje çdo pikëpyetjeje të kësaj historie dhe të rifitoje besimin e publikut.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb