Një burrë 35 vjeç u arrestua në Xhenova, pasi iu gjetën rreth gjysmë kilogramë kokainë në bodrum.

Në pranga ka përfunduar Roland Barkaj dhe sipas policisë, ai e mbante drogën të fshehur në një bodrum në Biscione, shkruajnë mediat italiane.

Agjentët e policisë e ndoqën shqiptarin dhe e arrestuan atë në flagra,cë teksa dilte nga apartamenti. Ata gjetën kokainë dhe 460 euro para të gatshme, që të gjitha të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Po ashtu, janë gjetur edhe rreth 4 mijë euro të tjera të gatshme të tij në banesë. Në bodrum u gjetën edhe mjete të tjera që përdoreshin për paketim dhe rregullim në sasi të vogla të drogës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb