INDI-Murgjit e Ekzil Aghori nga Varanasi ushqehen me mish njeriu dhe jetojnë afër krematoriumeve në kërkim të ndriçimit të mendjes shpirtërore.

Fotografitë e murgjve me fytyra të ngjyrosura dhe me rruaza përreth qafave të tyre janë shkrepur nga fotografi italian, Cristiano Ostinelli, i cili kaloi pak kohë me këtë fis për të zbuluar më shumë rreth mënyrës së tyre të jetesës.

Pjesëtarët e fisit misterioz jetojnë në varreza dhe ushqehen me mish njeriu si pjesë e ritualeve të tyre, ndërsa kafshojnë kokat e kafshëve të gjalla dhe meditojnë në majë të kufomave në kërkim të ndriçimit të mendjes shpirtërore, transmeton Koha.net.

Ostinelli ka sqaruar: “Ekziston një mister mes tyre dhe indianët ua kanë frikën. Thonë se mund të parashikojnë të ardhmen, të ecin mbi ujë dhe të bëjnë profeci të këqija”.
Murgjit përdorin një kombinim të marihuanës, alkoolit dhe meditimit për t’i ndihmuar ata të arrijnë në një gjendje të shkëptujes së vetëdijes dhe të afrohen më shumë me zotin hindu Lord Shiva.

Aghorit gjithashtu besojnë se duke kryer veprime pa paragjykime, veprime të cilat të tjerët i konsiderojnë tabu apo shqetësuese, janë rrugë drejt arritjes së ndriçimit të mendjes.

Murgjit besojnë se mishi dhe gjaku janë vetëm kalimtarë, ndërsa trupi është krejtësisht i parëndësishëm. Fisi Aghori zakonisht lëvizin pa shumë rroba dhe nuk pranojnë në të shumtën e rasteve të mira materiale.

Gjurmët e rrënjëve të Aghorit të sotëm thuhet se datojnë nga puritani i shekullit të 17-të, Baba Kinaram, i cili thuhet të ketë jetuar deri në moshën 170 vjeçare.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: