Zhoze Murinjo nuk do ta drejtojë Njukastëllin. “Special One” largon të gjitha thashethemet për një punësim nga ana e “qymyrxhinjve” si zëvendësues të Rafa Benitezit. Gjatë një interviste për “The Coaches Voice”, ish-trajneri i Mançester Junajtid, aktualisht pa një stol, shpjegon se përse do të ishte një martesë e pamundur ajo e tija me ekipin bardhezi.
“Të luftosh që të përfundosh në mesin e tabelës nuk bën pjesë në natyrën time. Kam nevojë patologjike për të fituar: nëse një klub ka si objektiv të arrijë vendin e tetë ose të nëntë, atëherë ai klub nuk bën për mua”.
(Balkanweb)