Te Partizani po fryn një erë e mbarë dhe duket se timonieri i klubit të kuq ka urdhëruar shpalosjen e velave për të mbërthyer kohën e mirë. Pas zyrtarizimit nga ana e të kuqve të marrëveshjes me kompaninë kineze “GGF Global”, marrëveshje prej të cilës klubi i kuq pret të arkëtojë disa milionë euro, një tjetër befasi ka ndodhur në zyrat e Partizanit. Një dhuratë e veçantë mbërriti dje për presidentin Demi, dërguar nga Zhoze Murinjo dhe porositur nga ish-trajneri i Partizanit, Marsio Sampaio. Fanella e Çelsit mban numrin 1 me mbiemrin e legjendës Murinjo si dhe autografi i tij, dedikuar presidentit të Partizanit. Gjithashtu, sipas zyrës së shtypit të Partizanit, Murinjo ka pranuar ftesën e Demit për të vizituar Shqipërinë në muajt e ardhshëm dhe për të qenë i pranishëm në përurimin e kompleksit të ri të Partizanit.
(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: