Çelsi është duke përgatitur një super ofertë për dyshen e Real Madridit, Gareth Bejl dhe Rafael Varan. “Daily Express” shkruan se klubi nga “Stanford Bridge” është duke përgatitur ofertën në vlerë prej 150 milionë euro për dyshen e “Los Blancos”. Trajneri i bluve të Londrës, Zhoze Murinjo, pas eliminimit nga Champions League, ka vendosur të mendojë për përforcimet në skuadrën e tij, në mënyrë që londinezët të jenë sa më të fortë për edicionin e ardhshëm.

Murinjo ka kohë që është duke i vëzhguar Bejlin dhe Varanen, të cilët do të synojnë që në merkaton e verës t’i këtë në ekip. Strategu portugez verën e kaluar kishte në dispozicion 110 milionë euro, të cilat i shpenzoi në tregun e lojtarëve, por nuk ia doli që të bëjë një hap të madh në Ligën e Kampionëve, duke u eliminuar nga PSG-ja.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: