Vedat Muriqi protagonist. Sulmuesi i Kosovës ia ka dalë të lërë gjurmë, në ndeshjen e fundit të Mallorcas për këtë sezon në La Liga.
Lojtari dardan ndëshkoi Vallecanon me gol, sapo filloi pjesa e dytë. Për Muriqin shifrat kanë qenë të mira këtë sezon, pasi në 35 ndeshje, ka shënuar jo pak por 15 gola. Në edicionin e parë për Mallorcan, ai realizoi vetëm 5 gola. Muriqi ka luajtur më parë për skuadra si Rizespor, Fenerbahce dhe Lazio.
(BalkanWeb)