TIRANË

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme me diskutimin për dekretin për ligjin e Përmbarimit Gjyqësor Privat, të cilin e riktheu Presidenti i Republikës për shqyrtim, me arsyetimin se është i paqartë.

Deputeti Myslim Murrizi kritikoi maxhorancën, ndërsa tha se ajo po tenton të përdorë reformën në drejtësi si kalë beteje për të trembur pjesën tjetër të politikës.


“Ky ligj i përmbarimit gjyqësor është pjesë e paketës e reformës në drejtësi. Shoh në foltoren e Kuvendit, që kjo maxhorancë reformën në drejtësi e përdor si kalë beteje për të sulmuar pjesën tjetër. Por ku e gjeni këtë  siguri që qenka vetëm për pjesën tjetër, apo ju keni certifikatën e virgjërisë në këtë pjesë. Shkarkojnë prokurorë dhe gjyqtarë se pse  kanë ndërtuar një shtëpi në ’96 dhe lënë në detyrë persekutorë që kanë vrarë deri në ’90. Luftën që keni me njëri tjetri, absolutisht nuk na bie në mend sepse jeni dy palë komunistë që keni vrarë dhe prerë njëri tjetrin. Haramin nuk do të gëzojë askush, as çunat që ishin dhe as çunat që janë këtu”-tha Murrizi.


(n.m/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb