Deputeti Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “Kjo javë” nga gazetarja Nisida Tufa në “News 24” tha se tashmë është pjesë e grupit parlamentar demokrat.

Murrizi u shpreh se zonja Hajdari është kryetare e grupit parlamentar demokrat dhe se ky grup kërkon ndryshim të sistemit zgjedhor.

“Jam pjesë e grupit parlamentar demokrat. Ky grup parlamentar udhëhiqet nga zonja Rudina Hajdari. Kemi kërkuar që ditën e parë në atë parlament ndryshim të sistemit zgjedhor. Duam ndryshim të këtij sistemi zgjedhor, sa më shpejt të jetë e mundur. Sistemi zgjedhor do të ndryshojë se s’bën.

Sistemi aktual bën që deputetët të jenë të varur nga kryetari i partisë. Ata kthehen në kërmij të kryetarit, në lëpirës të kryetarit. Kjo gjë duhet të marrë fund. Nuk duhet më që përfaqësuesit e popullit të jenë ca lëpirës të kryetarëve, por të jenë realisht me popullin”, tha Murrizi.

I pyetur se çfarë mendon për PD dhe sulmet e opozitës, Murrizi u shpreh se ai e ka në dorë vetë nëse bëhet pjesë e Partisë Demokratike apo jo, por shtoi se është demokrat.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb