TIRANE

Pas apelit të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, deputeti Muslim Murrizi, u shpreh se duhet prishur sistemi politik që në prill 2008.

“Kryetari i grupit Parlamentar Taulant Balla foli për Kodin Zgjedhor. Për mua duhet prishur sistemi politik që në prill 2008, largoi të zgjedhurit nga zgjedhjet. Atje jashtë në protestë flasin në emër të popullit. Këtu brenda flasim në emër të popullit. Pse i fshihemi me kaq frikë popullit. Tre palë zgjedhje që i fshihemi votës së këtij populli. Hyjmë në lista si struci dhe rrisim servilizmin, edhe kur jemi në pushtet, jemi në opozitë”, tha Murrizi.

Murrizi komentoi edhe protestën që po zhvillohet paralelisht me seancën plenare, jashtë ambjenteve të Kuvendit.

‘Para kuvendit ka protestues dhe jam me ta sot, po protestoj me ta. Në këtë sallë ata që vijnë nuk meritojnë  votat e shqiptarëve. Për mua duhet të prishet sistemi politik. Atje flasin në emër të popullit, këtu thonë se flasin në emër të popullit, po asgjë nuk bëhet. Ka 3 palë zgjedhje që i fshihemi votës së këtij populli. Mos ndërroni qarqet dhe trastat. I mashtroni këto 4 vite në një qark dhe shkoni në qark tjetër dhe i mashtorni edhe ata.  Ju që jeni sot në maxhorancë, ai ju ka vënë në rresht për të pranuar ministra që nuk kanë qenë në këtë sallë, sepse ju tremb me emrin në listë, je i tretë të coj i 13-ti dhe vijnë këtu njerëz që s’kanë asnjë përgjegjësi politike. Një vit e gjysmë kam kërkuar nga kryetari c’bënte me Reformën Zgjedhore, po belbëzonte në tavolinë, sepse ka hall se nuk dalin deputetë një grusht servilësh që jargaviten si kërminj para paradhomës së kryetarëve të partive. ” -tha ndër të tjera Murrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb