Deputeti Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “Kjo javë” nga gazetarja Nisida Tufa në “News 24” tha se beson se 5 ose 6 kandidatë të opozitës së bashkuar do të marrin pjesë në zgjedhje.

“Me aq sa di unë, 5 ose 6 kandidatë opozitarë do të marrin pjesë në zgjedhje. Sot që flasim, PD dhe LSI udhëheqin disa bashki në vend. Opozita e bashkuar ka kryetarë bashkie nga Shkodra deri në qytete të jugut. Me aq sa di 5 a 6 nga këta do të marrin pjesë në zgjedhje, sepse duan të ruajnë pushtetin që kanë”, tha Murrizi.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/llndXVYbLKc” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Myslim Murrizi theksoi se do të mbështesë çdo demokrat që merr pjesë në zgjedhje. Murrizi nënvizoi se beson se Lulzim Basha do të marrë pjesë në zgjedhje.

“Unë si Myslim do të votoj çdo demokrat që do të dalë si kandidat. Sigurisht që mos jetë hajdut. Do të votoj çdo demokrat që e shoh në listë. Besoj se Lulzim Basha do të marr pjesë në zgjedhje”, tha Murrizi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb