15-vjeçari Musa Baculi është mes jetës dhe vdekjes. Adoleshenti dergjet në një shtrat në spitalin e Shkodrës prej 3 muajsh. Lajmi për gjendjen e tij shëndetësore u bë publik dhe ka prekur shumë njerëz të cilët u ofruan për ta ndihmuar, pasi Musait i duhen para për tu mjekuar në një spital në Xhenova të Italisë. Elvis Naçi shkoi në spitalin e Shkodrës për t’i dhënë mbështetjen e tij të ëmës së Musait, Afërditës që i rri djalit tek koka ditë e natë.

Prej ditësh në një fushatë intensive, Elvis Naçi u ka bërë vazhdimisht thirrje shqiptareve të bëhen bashkë për të mbledhur paratë në ndihmë të Musait. “Jam këtu me nënën e Musait, duhet të mbledhim të gjitha forcat dhe ta ndihmojmë djalin. Ka shumë shpresa për të, nëse e dërgojmë për trajtim të specializuar në Itali, konkretisht në spitalin e Xhenovas, na kanë dhënë shpresë se ai djalë, mund të rehabilitohet, të shërohet. Kemi shumë shpresë, bëhuni bashkë me ne dhe do shpëtojmë një jetë së bashku”, -kjo është thirrja që Naçi bëri nga spitali i Shkodrës.

Musai nuk dispononte një pasaportë. Elis Naçi bëri gjithçka që Musai të pajisej në kohë rekord më një pasaportë. “Pasaporta e Musa Baculi u bë brenda një dite, i falenderoj të gjithë ata që ndihmuan në arritjen e kësaj vepre të mirë”, -kështu shkruajti në rrjetet sociale Elvis Naçi, i cili është angazhuar me gjithë forcat për t’i shpëtuar jetën 15 vjeçarit, i cili prej rreth tre muajsh ndodhet në reanimacionin e spitalit rajonal të Shkodrës.

Pajisja me pasaportë për adoleshentin e sëmurë ishte një domosdoshmëri por ai nuk mund të lëvizte nga shtrati për tu pajisur por ende mungojnë paratë për ta dërguar Musain në Itali për një mjekim më të specializuar. Sfida e parë tashmë quhet e kaluar por mijëra euro i duhen adoleshentit për tu kuruar jashtë vendit. “Shqiptarët për shqiptarët” prej disa javësh bën thirrje për ta ndihmuar 15-vjeçarin me aq sa mundeni. Kështu do jepni kontributi tuaj modest por do shpëtoni një jetë. Musai ka nevojë për gjithë solidaritetin e shqiptarëve kudo që ndodhen për ti mundësuar kurimin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: