Nga: ZONJA KATERINA

300 gr sallam (Fix Si Qëmoti), 2-3 patate, 2-3 patëllxhanë, 1 kokërr qepë, 1 spec të kuq, 2-3 domate në rende, 150 gr djathë të verdhë
Kripë, piper, majdanoz

Beshamel:

2-3 lgj miell, 2-3 lgj gjalpë, 2-3 filxhanë qumësht, 1 kokërr vezë, Kripë, piper, arrë moskat

Presim patatet në feta rrumbullake. Vendosim një tenxhere me ujë të vlojë, shtojmë kripë dhe vendosim patatet të ziejnë për 15 minuta. Ndërkohë presim patëllxhanët në feta të rrumbullakëta dhe i pjekim në furrë spërkatur me pak kripë dhe vaj. Në një makinë grirëse vendosim llukanikun dhe e grijmë mirë.

Në një tigan hedhim vajim e ullirit dhe kaurdisim qepën dhe specin e kuq. Më pas shtojmë llukanikun e grirë dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta. Shtojmë më pas domatet të grira në rende, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe majdanoz dhe e leme derisa te lidhet salca.

Ndërkohë përgatisim beshamelin duke kaurdisur fillimisht miellin me gjalpë. Më pas shtojmë qumështin e ngrohtë dhe kur beshameli të jetë lidhur shtojmë vezën duke e përzier shpejt në mënyrë që veza të mos pritet. Në fund shtojmë kripë, piper, arrë moskat dhe gjysmën e sasisë së djathit të verdhë.

Lyejmë një tavë me pak vaj, e spërkasim me pak djathë dhe më pas vendosim një shtresë me patate. Mbi patatet vendosim një shtresë me salcën e përgatitur me llukanik, vendosim një tjetër shtresë me patëllxhanë dhe përsëri shtresë me salcë me llukanik. E spërkasim sipërfaqen e tavës me beshamelin dhe në fund me djathin e verdhë të grirë në rende. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 – 200 gradë Celsius për 40 minuta.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb