NGA ZONJA VJOLLCA

500 gr patëllxhanë
300 gr mish të grirë
2 kokrra qepë
3 kokrra domate
50 ml salcë domate
5 lugë gjelle vaj ulliri
1 spec jeshil
3 thelpinj hudhër
1 lugë gjelle majdanoz të grirë
Kripë
Piper i zi
Piper i kuq

Fillimisht qërojmë një rresht jo një rresht po patëllxhanët, më pas i presim në feta rrumbullake me trashësi 1 cm dhe i vendosim në një tas me ujë me kripë për 25 minuta. Ndërkohë në një tigan të thellë me vaj ulliri kaurdisim mishin e grirë derisa ai të ndryshojë ngjyrë, më pas shtojmë qepën të prerë në kubikë dhe e kaurdisim për 10 minuta duke shtuar më pas domatet të grira në rende. E lëmë gatimin të ziejë për 5 minuta, më pas shtojmë kripë, piper të zi, piper të kuq, majdanoz dhe sipas dëshirës dhe 3 thelpinj hudhër.

Në një tigan me vaj luledielli skuqim sa të marrin pak ngjyrë patëllxhanët. I vendosim fetat e patëllxhanëve pranë njëra tjetrës në një tavë. Mbi çdo fetë vendosim nga një lugë gjelle kimë me mish të grirë, vendosim përsëri një shtresë me patëllxhan të skuqur dhe mbi to vendosim nga një fetë domate dhe pak spec jeshil. Në fund hollojmë në ½ gotë ujë 50 ml salcë domateje dhe spërkasim të gjithë patëllxhanët. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

(d.b/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: