Drejtori Sportiv i Bayern, Max Eberl nuk e kupton faktin që Musiala ka mbetur jashtë listës së të nominuarve për Topin e Artë.

“Unë jam i lumtur për secilin lojtarë që figuron në atë listë, por ne si Bayern jemi të habitur për mungesën e Jamal Musiala. Po flasim për njërin prej lojtarëve më të mirë të Euro 2024. Musiala madje përfundoi edhe mes golashënuesve më të mirë të turneut. Për ne si Bayern, një lojtar që arriti deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, duhet të ishte mes 30 më të mirëve. Zgjedhja për ta lënë jashtë është e pakuptueshme”, – tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb