Sipërmarrësi dhe miliarderi amerikan Elon Musk ka hequr dorë nga padia e tij kundër zhvilluesit të inteligjencës artificiale me bazë në Kaliforni, Open AI.

Avokatët e tij nuk dhanë arsye për këtë ndryshim qëndrimi, raporton CNN.

Musk më parë ngriti një padi në shkurt në një gjykatë në San Francisko kundër Open AI, bashkëthemeluesve të saj Sam Altman dhe Greg Brockman dhe subjekteve të lidhura, duke pretenduar se të pandehurit shkelën marrëveshjet e tyre kontraktuale duke deklaruar se ata do të zhvillonin inteligjencën artificiale (AI) për përfitim të njerëzimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: