Aksionerët e Tesla-s po votojnë për të miratuar një paketë pagese prej 56 miliardë dollarësh për Elon Musk dhe për të zhvendosur shtëpinë ligjore të prodhuesit të automjeteve elektrike në Teksas, ka njoftuar CEO i saj.

“Faleminderit për mbështetjen” tha Musk.

Bëhet e ditur se miratimi i aksionerëve mund të zbusë shqetësimet e investitorëve për të ardhmen e Musk në kompani, ndërsa i jep prodhuesit të makinave elektrike “municion” në luftën e tij për të ndaluar një vendim gjykate për anulimin e paketës së pagave.

Siç raportohet, rezultati do të shpallet në një takim në selinë e Tesla-s në Teksas, shkruan Reuters.

Por, thuhet se një kombinim i votave të investitorëve të mëdhenj institucionalë dhe votave të investitorëve me pakicë mori rezultatin ‘po’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: