Të zgjidhësh trafikun duke kaluar nën tokë. Eshtë kjo ideja e nisur dy vite më parë nga Elon Musk dhe që ka filluar të marri formë. Eshtë zbuluar traktati i parë eksperimental i tunelit nëntokësore që premton të lehtësojë trafikun në Los Angeles.
I gjatë 3.2 kilometra me një diametër 3.66 metra, vepra do t’u japë mundësi përdoruesve të lëvizin me një shpejtësi deri në 241 km/orë.

Pas negociatave për të marrë lejen e nevojshme për të gërmuar tunelin nën qytet, The Boring Company, shoqëria e formuar nga milioneri afrikano-jugor, ka kompletuar pjesën e parë të tubit nëntokësor.

Makinat elektrike, të çuara nën tokë nëpërmjet një sistemi ashensorësh, do të jenë të lidhur me binarët, duke krijuar një varg të vogël vagonësh pasiv.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Testimet e para janë bërë në selinë e SpaceX në Hawthorne. Objektivi është të krijohet një rrjet nëntokësor, i zhvilluar në shumë nivele, duke i dhënë mundësinë më shumë se 4000 mjeteve të lëvizin në orë.
Pasi çoi një Tesla në orbitën e Marsit, Musk do të revolucionarizojë lëvizjen urbane duke e transferuar trafikun nëntokë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb