‘Shumë ujë, shumë kripë dhe pak karbohidrate. Të shohim si do të shkojë’.

Kështu shkruan body builder brazilian Rafael Brandao në profilin e tij në Instagram, ku ka publikuar një video të kofshës së tij fenomenale, që në pak orë ka mbledhur mijëra shikime.

Pamjet janë xhiruar gjatë përgatitjes së festivalit të kulturizmit Arnold Classic, që do të zhvillohet nga 15 deri në 17 mars në Melbourn, Australi, me sportistë nga e gjithë bota.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: