AF Elbasani është duke u përgatitur për ndeshjen e radhës ku kundërshtar i verdhebluve është skuadra e Teutës, një skuadër tepër e fortë e cila e ka treguar veten e saj gjatë këtij kampionati.

Mbrojtësi i krahut majtë i AF Elbasanit Emiliano Musta shprehet besim plotë që skuadra do të kryej një ndeshje të bukur, dhe plot emocion, pasi dhe dëmtimet tek lojtarët janë minimizuar. Të dyja skuadrat kanë të njejtin objektiv dhe se verdheblutë janë përgatitur për të tre-ja rezultatet.

“Ekipi vjen pas pushimeve të fundvitit. Shpresoj që të bëjmë sa më mirë në këtë ndeshje.

Blerjet e reja? Shpresoj që të na ndihmojnë sa më shumë dhe t’i japin përvojë ekipit.

Teuta është “kockë e fortë”. Ajo e di se çfarë kërkon. Mendoj se është ndeshje e vështirë. Kjo ndeshje i ka të 3-ja rezultatet brenda.

Shpresoj që të fitoj Elbasani. Kemi objektiva të njëjta, pas disa ditësh luajmë edhe në kupë”- tha Musta.

AF Elbasani do të luaj me ekipin e Teuta më 11 Janar ne stadiumin e Elbasan Arenës, ku pritet që verdhe blutë të japin maksimumin e tyre.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb