Lideri i LDK-së, Isa Mustafa u është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama në Ohër për krijimin e shengetit ballkanik. Mustafa thotë se s’dëshiron ta shohë më askënd duke përjetuar edhe një herë Jugosllavinë.


“Ne që e kemi përjetuar Jugosllavinë nuk dëshirojmë ta përjetojmë edhe njëherë. Edhe atyre që nuk e kanë përjetuar, nuk ua dëshirojmë”, – ka thënë Mustafa.


“I kam shprehur qendrimet e mia dhe te LDK-së në postimin tim lidhur Mini-sgengenin dhe Mini-jugosllavët”, – ka shtuar ai.


Kryetari i LDK-së është shprehur edhe më herët se nuk e përkrah një mini-shengen ashtu siç nuk e ka përkrahur ndryshimin e kufijve ndërmjet me Serbinë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: