PODUJEVE- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në manifestimin qendror për shënimin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve dhe të Rënëve të Komunës së Podujevës.

Ai, gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve, duke kujtuar sakrificën dhe luftën për liri tha se popullit të Kosovës i është dashur që të bashkërendojë urtësinë politike me veprimtarinë ushtarake çlirimtare.

“Me gjithë vështirësitë e mëdha për shkak të pushtimit klasik serb në vitet e ‘90-ta, Kosova arriti të ketë këto dy komponentë shumë të rëndësishme, duke gjetur te Presidenti Historik Ibrahim Rugova prijësin e urtë dhe vizionar, i cili arriti t’i siguronte miq vendit anekënd, dhe të Ushtria Çlirimtare e Kosovës – forcën e cila do të thoshte me tytën e pushkës: mjaft dhunës dhe terrorit”, ka thënë Mustafa.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: