TIRANË- “A është mirë me qenë shqiptarë?” është nëntitulli i librit më të fundit të Mustafa Nano, Sandwich. Provokimi i kësaj pyetje hamletike, të jesh apo mos të jesh, ndezi një debat mbi identitetin shqiptar, origjinën e heroit kombëtar Skënderbeut dhe islamizmin e shqiptarëve që dominon prej tashmë dy muajsh në opinionin publik.

Këto tema trajtohen sot në duelin e së hënës në emisionin “Studio e Hapur” në News24 të drejtuar nga Eni Vasili.

Mustafa Nano-Auron Tare

Të ftuarit në duel janë Auron Tare, figurë e njohur publike në fushën e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe gazetarisë, dhe publicisti Mustafa Nano.

Ndoshta gazetari, ashtu siç preferon t’i thuash Mustafa Nano kërkon publicitet për librin e tij, pak a shumë e pohon dhe vetë që me këtë pyetje ka dashur të josh lexuesin, por ai s’ka komplekse të pohojë që në fillim të bisedës së të jesh shqiptar është fatalitet. Madje sipas tij, shqiptarët kulturalisht janë më të prapambetur se fqinjët, raporton “BalkanWeb”.

“A është mirë me qenë shqiptarë? Ti ke gjetur një përgjigje?

Të jesh shqiptar është fatalitet, siç është edhe të jesh anglez, serb, gjerman. Është një gjë që nuk është zgjedhja jonë, siç nuk është zgjedhja jonë të jemi burra apo gra. Me pyetjen në libër kam dashur të paralajmëroj lexuesin që unë bëj një portret shqiptari. Ka disa pyetje spekulative dhe tendencë ta ndjell lexuesin tek libri.

Si të ka dalë shqiptari?
Një portret që ka anët e veta të mira dhe negative.

Në peshore si del?
Unë jam shqiptar 24 karat dhe e gjej veten edhe tek veset edhe tek virtytet.
Shqiptari është një qenie kulturalisht e prapambetur. Edhe më e prapambetur edhe se fqinjët, se serbët dhe grekët. Kjo shpjegohet me rrethana historike. Është një qenie e prapambetur.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb