I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, gazetari Mustafa Nano ka komentuar disa nga figurat më të njohura politike duke zbuluar edhe takimin e parë me ta. Një prej politikanëve ishte edhe Fatos Nano për të cilin gazetari tregoi se mund të kenë një lidhje familjare.

“Për herë të parë jemi takuar në aeroportin e Vjenës. Mu drejtua vetë dhe më tha: Zoti Nano je duke e nderuar mbiemrin. Ishte komunikimi i parë. Fatosi mendon se thellë-thellë ne kemi lidhje sepse sipas atij unë duhet të kem qenë ortodoks, por kjo është një gjë që unë nuk e provoj dot. As ai nuk e provon dot. Më pas kam pasur dhe një takim të fundit, kemi qenë në një drekë dhe ka zgjatur 6 orë. Ky burrë 6 orë nuk shkoi një herë në banjë, nuk lëvizi, pinte verë pafund dhe nuk dehej. Kishte një gjendje konstante humori. Kishte energji të jashtëzakonshme lokali dhe personazh interesant”, u shpreh Mustafa Nano.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb