Analisti Mustafa Nano i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” the se ndihet i shqetësuar që opozita sot është në rrugë. Ai tha se dalja e opozitës në rrugë është një shpikje shqiptare, kurse shtoi se kjo metodë e nxjerr atë jashtë sistemit politik.

“Jam shumë i shqetësuar, nuk e di nëse duhet të përdorim termin alarm. Jam i shqetësuar që kur opozita dogji mandatet, sepse ishte mendim shumë i fortë dhe i paprecedent. Edhe në regjime represive nuk janë marrë, ishte një shpikje shqiptare. Kur e ke opozitën që del jashtë sistemit, njeriu duhet të trembet. Pas kësaj, u mor vendimi që mos merret pjesë nga opozita në zgjedhje lokale.

Kemi një opozitë jashtë institucioneve të shtetit, por është në rrugë dhe përdor tone kanosëse. Ka gazetarë që thonë se opozita duhet të qëndrojë në rrugë edhe pse mund të shkojë situata në përplasje. Unë s’jam dakord me këtë gjë, këtë ide”, tha Mustafa Nano.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: