Analisti Mustafa Nano i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” tha se opozita e sotme është akoma berishiste. Nano u shpreh se nuk ka kuptim që flitet më 2019 që PD të çlirohet nga Sali Berisha.

“Për mua partitë janë entitete politike të prishura. Nuk është e drejtë që kombi ta lerë fatin e vet në duart e këtyre entiteteve të prishura, të korruptuara. Edhe nëse PD e LSI nuk merr pjesë, nuk ia kemi borxh njeriut që Shqipëria të digjet dhe të nxihemi në faqet e para të gazetave të botës.

Jam dakord edhe me Lubonjën, që është e domosdoshme që Edi Rama të largohet, por ai duhet të mundet, të dalë një grup që ta mundë. Do isha i lumtur të ikë Rama, por jo pse e kërkon Basha. Duhet një njeri i zoti që ta mundë Ramën, nuk është kaq i tmerrshëm sa e bëni.

Duhet që PD të deberishizohet, asnjë njeri nuk e thotë këtë. Unë mendoj se Berisha nuk ka ikur.  Të dalin ata të PD dhe të flasin kundër tij, siç jam unë që kam votuar për PS dhe flas kundër Ramës lirisht. Nuk jam dakord që të bëhet luftë civile për të sjellë Berishën.  Nuk mund të përlyhemi si komb vetëm për të sjellë Berishën në pushtet. Kombi shqiptar nuk mund të pranojë që një gjysmë bajgë të çojë njerëzit në lumë”, tha Mustafa Nano.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb