TIRANË

Analisti Besnik Mustafaj mendon se nëse zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor nuk do të ketë përplasje civile. Ai shprehet kundër mbajtjes së zgjedhjeve lokale në këto kushte por thotë se opozita nuk mund t’i pengojë dot në kuptimin fizik. Ai nuk përjashton mundësinë për të pasur incidente. Sa i përket deklaratave të Kreut të Shtetit, Mustafaj tha se ai përpiqet t’i dalë para një situate të agravuar.



“Referenca në Kushtetutë e Presidentit nuk është e rastësishme. Presidenti pozicionohet në krahun e atyre që kërkojnë të mos ketë zgjedhje më 30 qershor. Me sa duket dhe mund të ketë informacione për rrezikun e një përplasje nga kokëfortësia. Nuk shkoj tek përfytyrimi i një përplasje civile por dhe incidentet nuk janë të parëndësishme. Presidenti përpiqet t’i dalë përpara duke dëshmuar vullnetin e tij.
Dua të besoj se nuk do bëhen zgjedhje në 30 qershor. Opozita realisht ka mundësi ta shprehë zemërimin e vet por zgjedhjet nuk i pengon dot. Janë të garantuara me ligj dhe do ketë mbrojtje nga njerëz të ligjit. Në kuptimin fizik, që do shkojnë njerëz në Qendrat e Votimit, do theren e do vriten unë nuk besoj se do ndodhë.
Do ketë incidente, por kataklizëm nuk mund të ndodhë, nuk do ndodhë dhe nuk është as në natyrën e demokratëve. Nëse bëhen do ishte një komedi pa asnjë rezultat”, tha Mustafaj.


(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb