TIRANE– I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, analisti dhe ish ministri Besnik Mustafaj ka komentuar aktualitetin politik si dhe nismën e opozitës për vettingun në politikë. Mustafaj tha se vettingu në politikë është pjesë e ligjit për dekriminalizimin dhe se PD duhet të fokusohet tek ky ligj dhe nuk duhet të humbasë fokusin.

“Ligji për dekriminalizimin ka konstatuar njerëz të padenjë për të qenë në parlament. PD duhet ta çojë më tej këtë ligj dhe ta bëjë efikas. Propozimi për vettingun në politikë është i mirë, por është pjesë e ligjit për dekriminalizimin, pasi nuk mendoj se do bëjë më shumë vettingu në politikë. Unë mendoj se PD duhet ta çojë përpara iniciativat e saj. Ajo që mua më shqetëson është humbja e fokusit. PD duhet të fokusohet tek ligji i dekriminalizimit për ta pastruar skenën politike, pasi ligji i dekriminalizimit është shumë i mirë. Vettingu në politikë është pohim se ILDKP nuk po e kryen misionin e saj.”- tha Mustafaj.

Ndër të tjera Besnik Mustafaj u shpreh se PD duhet të ketë prioritet edhe refromën zgjedhore, pasi nuk ka treguar vlerësim deri tani për këtë reformë të rëndësishme.

“Unë do thoja se ka një prioritet PD që është reforma zgjedhore. Nuk po shohim të merret PD me reformën zgjedhore. PD zgjedhjet i ka priroritare dhe PD nuk e ka treguar këtë vlerësim deri tani. Dikush më ka thënë se njeriu e shet votën atëherë kur është gati edhe ta falë. Pra kur vota e ka humbur vlerën e saj. Nuk ka mekanizëm teorik që ndërpret shitblerjen. E vetmja mënyrë është ngjallja e shpresës dhe motivimi politik. Nëse njerëzit të besojnë ty nuk e shesin votën”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: