TIRANË

Analisti Besnik Mustafaj mendon se zgjidhja e situatës do të vijë por në pikën e fundit e sipas tij, sa më larg të jetë aq më i madh do jetë dëmi për vendin.


Në një analizë në studion e News24 në rubrikën “Opinion” Mustafaj tha se protestat e opozitës po tregojnë se zemërimi është i madh dhe pakënaqësia e përgjithshme.

“Protesta e fundit, në ditë shiu, 24 orë pas protestës tjetër tregoi se pakënaqësia është e madhe dhe vendosmëria është gjithashtu e madhe. protesta ka dhënë prova se është rezistente.
A do të ketë përshkallëzim, sigurisht që do ketë nëse nuk merr një zgjidhje. Zgjidhja është dialogu. Unë jam i bindur se dialogu do të vijë por sa më larg të jetë aq më i madh është dëmi për vendin. Në qoftë se deri në 30 qershor nuk ka një zgjidhje atëherë do ketë një radikalizim shumë të madh. Unë parashikoj përshkallëzim dhe dialog në pikë të fundit”, tha Mustafaj.


Sa i përket rolit të ndërkombëtarëve, Mustafaj tha se ata janë në rolin e tyre dhe nuk do ta mbështesin asnjëherë opozitën për djegien e mandateve.
“Ndërkombëtarët kaq mund të thëonë. Përvoja ime më ëmson se nuk mund të thonë më asgjë. Sikur kjo të vijojë deri në 2021, ndërkombëtarët nuk do i thonë opozitës ke bërë shumë mirë.
Standardi i vendeve demokratike dhe organizatat ndërkombëtare ku aderon Shqipëria, në asnjë rrethanë nuk do i thonë opozitës bëtë mirë që dorëzuat mandatet. Do të gjendemi në një kalendar ciklik. Por do të vijë një moment kur do shtohet presioni mbi shumicën. Opozita nuk ulet të dialogojë me km Edi Rama por me kryetarin e PS. Jemi në një situatë ku Rama nuk lëshon në ktë pikë dhe opozita nuk tërhiqet.
Nuk parashikoj dot a do ketë dialog para 30 qershorit. Rama nuk është trim, nëse trembet do hyjë në dialog, nëse nuk trembet do rrijë aty ku është.
Reforma në drejtësi është një proces teknik. Edhe sikur të jetë në parlament dhe jashtë parlamentit ndikimi i opozitës ndaj reformës në drejtësi është zero”, tha ai.


Mustafaj foli për një raport të ministrave të djathtë të vendosur në qeverinë teknike në 2017, ku janë nxjerrë në pah problemet me zgjedhjet por që nuk janë marrë parasysh.

“Opozita e ka vënë si kusht largimin e Ramës nga ekzekutivit.
Opozita ka një eksperiencë, zgjedhjet e 2017 ku ministrat demokratë që hynë aty prodhuan një raport mbi 400 faqe që nxjerr në pah problematikat që konstatonin për zgjedhjet por që qeveria nuk i merr parasysh sepse kryeministër është Rama. Supozohet që me një kryeministri të pavarur këto problematika do të merren në konsideratë dhe do veprohet për zgjidhjen e tyre në dinamikë.
Edhe opozita rrallë e përmend këtë raport”, tha Mustafaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: