Humbja me Crystal Palace me rezultat 2-3 ka irrituar shumë tifozët e ‘Topçinjve’. Këta të fundit kanë kritikuar lojtarët për këtë humbje e në veçanti në qendër të kritikave ka qenë mbrojtësi me origjinë shqiptare Shkodran Mustafi.

Mustafi  u kritikua për mbulimin e dobët të Christian Bentekes te goli i parë, si edhe te gabimi me Wilfried Zahan tek goli i dytë.

Por trajneri i Arsenalit, Unai Emery,  i ka dalë në mbrojtje yllit shqiptar duke deklaruar se Mustafi ka pasur një fotmë të që ndrueshme gjatë gjithë sezonit dhe një ndeshje nuk mund të shërbeje si vlerësim për një lojtarë.

“Shpesh herë ai luan shumë mirë. Preferoj të flas për stabilitetin në këtë sezon. Ndaj Bentekes dhe Zahas mund të vuash më shumë se zakonisht. Mendoj se ai (Mustafi) ka qenë stabël  në të gjithë sezonin”, u shpreh trajneri.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb