SHKUP- Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ ka ripërsëritur thirrjet e tij për mobilizim në mbrojtje të Maqedonisë dhe kundër ligjit për gjuhën shqipe.

Gruevski shkruan se dygjuhësia në Maqedoni është vetëm qëllimi dytësor, pas dygjuhësisë do të nisin përgatitjet për kantonizimin e Maqedonisë hap pas hapi. Madje kreu i VMRO-së thotë se shteti ishte duke funksionuar normalisht përderisa nuk u sulmua nga qendra të fuqishme nga jashtë. Po ashtu, Gruevski shton se LSDM-ja do të tentojë ta sulmojë bastionin e fundit në shtet VMRO-DPMNE-në dhe udhëheqjen e saj.

Parimi fituesi me fituesin me hapin e BDI-së është shkatërruar përgjithmonë. Qeveria e re sipas Gruevskit është bërë nën presionin e ashpër të jashtëm ndaj BDI-së, ku më aktivi është një ambasador i huaj pa e përmendur emrin e tij. “Nëse votohet qeveria, do jetë qeveri e një ambasadori. Më pas ky ambasador do të dojë që edhe gjykata të jetë e tij, sepse një kohë të gjatë punon në këtë drejtim. Prokurorinë tashmë e ka të veten” thotë Gruevski.

Ai shton më tej se: “Prokurori të veten ka. Nëse partitë shqiptare e sjellin në pushtet LSDM-në ne jemi të gatshëm ta mbështesim si qeveri e pakicës me deputetët tonë nëse LSDM-ja heq dorë nga gjuha shqipe dhe platforma e Tiranës”, shkruan Gruevski.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb