Dëmtimet dhe mungesa e titullarëve janë kthyer në një shqetësim të madh në shtëpinë e Skënderbeut në këtë fillim sezoni. Ekipi i Ilir Dajës ka shfaqur luhatje në 7-të javët e para ku pikërisht këto detaje kanë pasur një ndikim shumë të madh në lojë dhe në manovër Ndaj Luftëtarit më në fund u rikthyen disa titullarë si Gjergji Muzaka, Bruno Dita etj duke bërë që korçarët të riktheheshin te fitorja.

Daja
Daja

3-pikëshi ndaj ekipit gjirokastrit erdhi me shumë kosto teksa Ilir Daja humbi sërish shërbimet e kapitenit. Gjergji Muzaka pësoi një dëmtim të rëndë duke u larguar nga fusha me barelë. Kontrollet paraprake flasin për një krisje në pjesën e sipërme të femurit në këmbën e djathtë, kjo bëri që Muzaka të nisej urgjentisht drejtë Tiranës por t’iu nënshtruar disa kontrolleve më të detajuara. BalkanWeb u interesua pranë stafit drejtues të klubit të Skënderbeut të cilët theksuan se janë në pritje të rezonancës magnetike që mesfushori do ti nënshtrohet ditën e mërkurë. Dëmtimi i Muzakës është i rëndë çka mund të bëj që kapiteni ti jap fund sezonit ndërsa në rastin më të mirë i duhet minimalisht një muaj kohë për tu rikthyer sërish në dispozicion të Ilir Dajës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: