Goli çoi në delir Gjergj Muzakën. Kjo u pa qartazi në fakt, pasi festa e mesfushorit ishte realisht e veçantë. Para se të shkonte te pankina për të përqafuar stafin teknik dhe lojtarët e tjerë, autori i golit të avantazhit ka shfaqur edhe një herë dashurinë e madhe që ka për fanellën bardheblu.muzaka
E ka puthur jo pak bluzën e Tiranës, por 7 herë, duke demonstruar që, përveçse futbollist i këtij klubi, ai është edhe tifoz i zjarrtë. Kujtojmë deklaratën e bërë nga mesfushori kur firmosi për 24 herë kampionët e vendit, ku e pranoi hapur se që fëmijë ishte tifoz i Tiranës.

Dhe nga fjalët e tij i pari që reagoi ishte Albert Xhani. Ish-presidenti u befasua asokohe nga fjalët e Muzakës, por imagjinojeni se si do të jetë ndier Xhani dje kur ka parë “Gjeken”, siç e quante ai, duke puthur me aq pasion fanellën e ekipit të zemrës.

Teqja, i pafat – Sapo hodhi pas krahëve problemin në muskujt e barkut, një tjetër problem lind për Olsi Teqjen. I rikthyeri dje pësoi një tjetër dëmtim, këtë herë në hundë. Lojtari u detyrua që të linte fushën i gjakosur, pasi fraktura që kishte pësuar ishte e rëndë. Në të 60-ën pas një përplasjeje në mesfushë me Floresin, ai merr ndihmën e parë të mjekëve, që konfirmojnë më pas se kishte thyer hundën. Në fundin e takimit mbrojte- si e ka futur hundën në allçi. Mjekët i kanë thënë që për afro 4 javë do të qëndrojë pushim, ndërsa më pas mund të luajë me maskë për të shmangur kontaktet dhe agravimin e frakturës.

Replika me tifozët – Në një moment tifozët e Kukësit e tepruan, pasi po ofendonin trajnerin e Tiranës. Ilir Daja me shumë qetësi u kërkoi që të ndaleshin. Megjithatë, përpjekja e teknikut nuk mjaftoi, pasi për pak minuta ata vazhduan, ndërsa më pas e spostuan vëmendjen te Elis Bakaj, duke e kaluar realisht cakun me sharjet.

Ndërrimi i pankinave – U duk sikur dje ishte një vendosje e gabuar e pankinave të të dyja skuadrave, por jo, pasi duket se rregullorja përcakton që ekipi mik të jetë i vendosur në krahun ku ndodhet edhe anësori.

Kërkesat e Jeminit – Gjyqtari ndërkombëtar i FIFA-s dje ishte arbitër i katërt për Tirana-Kukësi. Ai në një moment kur Morina dhe Dvornekoviç kishin dalë për të kryer nxehmjen nuk i lejoi, pasi po e zhvillonin në krahun e gabuar. Ndërsa në një moment kur Jemini po i shpjegonte diçka Ilir Dajës, në sfond dëgjohet një tifoz që i thotë: “O Jemin, pse qesh more?”./panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: