Gjergji Muzaka ndodhet në Romë ku do ti nënshtrohet një ndërhyje kirurgjikale në gjurin e dëmtuar. Muzaka ka shfrytëzuar prezencën e tij në kryeqytetin Italian për të ndjekur nga pranë takimin e mbrëmjes së djeshme Lazio-Inter. Mesfushori i Tiranës ka shijuar këtë sfidë në tribunën vip të stadiumit “Olimpico”, një stadium ku shqiptarët janë ndjerë gjithnjë komod dhe të vlerësuar kjo për meritë të Igli Tares apo të lojtarëve që luajnë tek kjo skuadër (Strakosha-Cana-Berisha). Muzaka nuk ka humbur mundësinë për të bërë dhe një selfie me legjendën e Inter-it Havier Zaneti.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb