Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët znj, Bora Muzhaqi ishte sot në Prrenjas me rastin e nisjes së vitit të ri arsimor. Ministrja Muzhaqi dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku zgjodhën shkollat Dalip Toçka” dhe “Qybra Sokoli” për të uruar nisjen e vitit të ri arsimor.

Ministrja Muzhaqi uroi nxënësit dhe mësuesit për një vit sa më të mbarë dhe frytdhënës në përthithjen dhe shpërndarjen e dijeve.

Ndërsa Ministri Mazniku tha se detyra jonë është të bëjmë shkolla sa më dinjitoze që nxënësit të bëjnë mësim të mirë. Bashkia tashmë e ka bërë

Ministrat Muzhaqi dhe Mazniku, u pritën nga Kryetari i Bashkisë Prrenjas Nuri Belba, i cili i shoqëroi në dy shkollat në fshatin Kotodesh dhe qytetin e Prrenjasit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë vizitave të tyre në këto institucione arsimore krahas takimit me nxënës dhe mësues si dhe prindër të pranishëm, Ministrat vizituan gjithashtu edhe kabinetet e informatikës të cilat janë investime të qeverisë shqiptare që ndihmojnë të rinjtë në përvetësimin e dijeve dhe aftësimin e tyre në këto disiplina.

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë projektesh përmes Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët të cilat synojnë fuqizmin e të rinjve me dije dhe njohuri për rëndësinë e programeve të kodimit që në klasat e hershme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: