Katër sonata të kompozitorit Aleksandër Peçi janë luajtur në Itali e Rusi duke e çuar muzikën shqiptare ne skenat e huaja.
Violoncelisti Klaudio Zoto luajti sonatën nr dy Mitosfera, pianisti rus Mikale Kovalef luajti sonaten nr 7 Spektralia dhe dy të tjera u luajtën në konservatorin e Triestes nga Kristi Hifzi dhe Kosti Deti.
Gjatë muajit nëntor, kompozitori Peçi, i njohur edhe për muzikë filmash, do të risjellë 16 produksione në Pianodrom. 10 koncerte do të mbahen në Tiranë dhe 6 në Moskë, Vienë, Prishtinë e Gjermani.
(BalkanWeb)