Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nisur kontrolle të intensifikuara për të monitoruar dhe matur nivelin e zhurmës, me qëllim parandalimin e ndotjes akustike dhe garantimin e qetësisë publike. Kjo iniciativë është një përgjigje ndaj shqetësimeve të qytetarëve për tejkalimin e normave të lejuara të zhurmës, veçanërisht në zonat e banuara dhe gjatë orëve të natës.
Plani i masave përfshin përdorimin e pajisjeve të certifikuara për matjen e zhurmës, të cilat përputhen me standardet ligjore dhe teknike të kontrollit të ndotjes akustike. Masat administrative për ata që shkelin normat e përcaktuara mund të variojnë nga 2 milionë lekë deri në 4 milionë lekë, dhe mund të shkojnë deri në pezullimin e aktivitetit në rast përsëritjeje.
Në kuadër të këtij plani, është identifikuar një lokal që ka shkelur normat ligjore të nivelit të zhurmës, ndaj këtij subjekti u vendos një gjobë prej 3 milionë lekësh. Policia e Tiranës ka theksuar se kontrollet do të vijojnë të kryhen pa ndërprerje dhe u bën thirrje qytetarëve të raportojnë çdo rast të ndotjes akustike përmes numrit të urgjencës 112 ose pranë komisariateve përkatëse. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar për të forcuar partneritetin me komunitetin dhe për të siguruar rend, siguri dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.
Njoftimi i policisë:
DREJTORIA VENDORE E POLICISË TIRANË
Policia e Tiranës nis kontrollet intensive për matjen e nivelit të zhurmave me qëllim parandalimin e ndotjes akustike dhe garantimin e qetësisë publike.
Komisariatet në varësi të DVP Tiranës ka nisur zbatimin e një plani të posaçëm për monitorimin dhe matjen e nivelit të zhurmës në lokale apo ambiente që gjenerojnë muzikë të lartë, me qëllim parandalimin e ndotjes akustike dhe garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për qytetarët.
Plani i masave është ndërmarrë me iniciativë nga Policia e Tiranës por gjithashtu dhe si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj shqetësimeve të ngritura nga qytetarët për tejkalimin e normave të lejuara të zhurmës, veçanërisht në zonat e banuara dhe gjatë orëve të natës.
Matjet po kryhen me pajisje të certifikuara, në përputhje me standardet ligjore dhe teknike për kontrollin e ndotjes akustike.
Masat administrative për subjektet e konstatuara në shkelje variojnë nga 2 milion lekë deri në 4 milion lekë, dhe në rast përsëritje deri në pezullimin e aktivitetit.
Si rezultat i verifikimeve të deritanishme, është konstatuar një subjekt që operonte në kundërshtim me normat e përcaktuara ligjore për nivelin e zhurmës. Ndaj këtij subjekti është vendosur një masë administrative me gjobë, në vlerë 3 milion lekë, sipas legjislacionit në fuqi. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë garanton vijimin e kontrolleve në mënyrë të pandërprerë dhe u bën thirrje qytetarëve të raportojnë çdo rast të ndotjes akustike përmes numrit pa pagesë 112 apo pranë komisariateve përkatëse.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar në forcimin e partneritetit me komunitetin dhe në ofrimin e shërbimeve që garantojnë rend, siguri dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.