TIRANE- Polemikat dhe debatet që pasuan pas “mbulimit” të monumentit të Skëndërbeut gjatë faljes së Namazit të Bajramit duket se janë shuar, por myftiu i Tiranës, Ylli Gurra i cili u përplas pak ditë më parë me Spartak Ngjelën thotë se ka menduar seriozisht ta hedhë në gjyq këtë të fundit.

Duke e cilësuar Gurrën ‘një barbar osman’ me anë të një postimi në Facebook, Ngjela bëri thirrje publike për arrestimin e Myftiut.

Në emisionin “Oktapod”, Gurra ka hedhur dritë mbi të vërtetën e akuzave të Ngjelës dhe sot se janë sqaruar.
U ndjetë keq nga ajo që shkruajti Ngjela. Ai tha se ka qenë keqkuptim?
“Kemi folur me Ngjelën. Ndërkohë që doli avokati Ngjela dhe bëri një kauzë që s’e kishte bërë ndonjëherë përveçse dhe në faktin politik. Përveçse frikës së arrestimit ajo që më shumë nuk më pëlqeu ishte gjuha.
Ajo gjuhë, ajo thellësi gabimi dhe një lajthitje vërtet e thellë. Në momentine parë mendova ta hedh në gjyq.
Sepse fillim e mbarim asgjë nuk qëndronte. As zëri im, as fjalët e mija. Dje pata një takim me Ngjelën. Mendova ta hedh në gjyq por në fillim mendoova atë qytetaren dhe vendosa ta dëgjoj. Gjithçka ka qenë një keqkuptim. Si fillim e ka publikuar Myftaraj më pas Ngjelës ia kanë servir dhe e ka postuar pa e parë fare… Jemi sqaruar për këtë”, tha Myftiu.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: