* Konfirmohen 9 viktima dhe disa të plagosur
* Autorët, neonazistë gjermanë
* Mblidhet qeveria gjermane
* Dëshmitarja shqiptare: Flitet për 30 viktima, e pashë autorin

GJERMANI- Të paktën 9 persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në një qendër tregtare në Mynih. Të shtënat me armë kanë ndodhur në qendrën tregtare “Olympia-Einkaufszentrum”, në restorantin “McDonald”.

Në fillim dyshohej se sulmi ishte kryer nga disa persona, por më pas policia gjermane tha se sulmi është kryer nga një person i cili u gjet i vetëvrarë 1 km nga ngjarja, ndërsa po punohet për të zbuluar nëse ka pasur bashkëpunëtorë.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, por dëshmitarë në vendngjarje bëjnë me dije se autori shau të shtetasit e huaj kur qëlloi mbi njerëzit e pafajshëm. Autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë se mund të bëhet fjalë për sulm terrorist, ndërsa është shpallur gjendja e emergjencës.

Nё Mynih e rrethina ka mobilizim nё shkallё tё gjerё tё policisё. Helikopterё me snajperistё qarkullojnё mbi hapёsirёn e qytetit. Lidhjet pёr nё Mynih janё bllokuar. Madje ka mobilizim edhe tё forcave speciale GSG. Kjo pas ngjarjes me viktima nё qendrёn tregtare tё Mynihut, ku si pasojё e tё shtёnave rreth ores 20:00, sipas tё dhёnave nga qarqet e hetuesisё dhe tё policisё, kanё gjetur vdekjen tё paktёn 9 vetёve.  Po sipas zёdhёnёsit tё policisё mendohet se kemi tё bёjmё me tre persona si autorё, tё cilёt ndodhen nё arrati. Autorёt sipas dёshmitarёve okularё kanё qenё tё armatosur dhe ndodhen nё arrati, njoftoi policia. Autoritetet e qytetit iu kane bёrё thirrje banorёve tё mos dalin nga shtёpitё.

Ora 23:54-Mediat lokale raportojnë se nga ngjarja janë plagosur dhe 20 persona, ku disa prej tyre janë në gjendje të rëndë. Autoritetet e shëndetësisë po bëjnë gjithçka për të shpëtuar jetën e personave që janë në gjendje të rëndë.

Ora 23:40– Një dëshmitar shqiptar, Luan Zeqiri ka deklaruar për televizionin gjerman N­Tv se ndodhej para restorantit kur nisën të shtënat. Ai thotë se ka dëgjuar agresorin duke lëshuar parulla kundër të huajve me zë të lartë.

Ora 23:31-Pas ngjarjes ka reguar presidenti i Këshillit të Evropës Tusk. Ai ka dënuar sulmin, ndërsa ka thënë se sot e gjithë Evropa është me Mynihun.

Ora 23:10-Mediat lokale në Gjermani raportojnë se mes 9 viktimave është një prej agresorëve, i cili besohet se ka vrarë veten. Trupi i tij është gjetur rreth 1 km nga skena e krimit.

Ora 23:00-Kancelarja Merkel ka njoftuar se nesër do të mbledhë Këshillin e Sigurisë pas ngjarjes në Mynih.

“>Deutschland Polizisten patrouillieren nach der Schießerei in der Fußgängerzone

Mjekё e infermierё janё thirrur nёpёr klinikat e qytetit pas tё shtёnave. Njё zёdhёnёs i klinikёs universitare vuri nё dukje, se ёshtё dhёnё alarmi pёr “tё plagosur nё masё“.

Ende janё tё paqarta sfondi dhe detajet e ngjarjes. Nё deklaratёn e policisё bёhet fjalё edhe pёr dyshime pёr terror. Vetёm katёr ditё mё parё tё hёnёn (18.07) njё djalё i ri nё Vyrcburg sulmoi me njё sёpatё duke plagosur disa vetё nё njё tren lokal.

VIDEOJA E MËPOSHTME ËSHTË FILMUAR NGA NJË ÇIFT EMIGRANTËSH SHQIPTARË QË KANË QENË DËSHMITARË TË NGJARJES
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/portalikohanet/videos/505738549616355/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Me gjithë operacionin masiv të policisë gjermane për kapjen e autorit, ai ka arritur të shpëtojë duke shkuar në drejtim të metrosë. Edhe atje ka qëlluar me armë. Policia ka rrethuar zonën që është vetëm 5 km larg vendngjarjes së parë. Por dyshohet se ka edhe bashkëpunëtorë. Ndërsa në mbrëmje mediat gjermane kanë raportuar se është arrestuar një prej autorëve. Gjermania ka qenë në alarm këto ditë pas sulmit me thikë që ndodhi në tren në Bavari të hënën ku vdiqën pesë persona. VETËVRITET NJË PREJ AUTORËVE Sipas njoftimeve të fundit, një nga sulmuesit në Munih ka vrarë veten me plumb në kokë.  Sky News raporton se sulmi mund të jetë kryer nga ekstremistët e krahut të djathtë gjerman. Po ashtu, një dëshmitar okular ka thënë për RTL se ka dëgjuar sulmuesin teksa ka bërtitur: “Jam gjerman” dhe “të huajt janë të fëlliqur”. Mynih 1 ok

DËSHMITARJA
Një shqiptare, rezidente në Mynih, punëtore në qendrën tregtare ka qenë dëshmitare e ngjarjes ndërsa tregon për News24 se e ka parë autorin dhe se dyshohet për 30 viktima. Megi Shota thotë se aktualisht është e mbyllur bashkë me koleget në ndërtesën e qendrës tregtare pasi policia iu ka thënë të mos lëvizin.

“Të gjitha rrugët janë të bllokuara. Autorët nuk janë gjetur. I gjithë qyteti i bllokuar. Flitet se kanë ndodhur në disa zona të Mynihut sulme me armë. Ka helikopterë. Janë të gjitha rrugët me forca speciale. Nuk lejohet lëvizja e makinave dhe as njerëzve. Me sa dëgjuam janë vrarë disa persona, mbi 30 veta.  Policia ka bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë në banesa. Sa do dilnim nga puna, po vraponin të tronditur nga qendra tregtare, pamë edhe personin që qëlloi. Policia na tha të qëndrojmë brenda pa lëvizur”, ka thënë Megi.

(d.d/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: