Myrto Uzuni prej ditësh është kthyer në një çështje te Granada. Sulmuesi shqiptar ka refuzuar sërish të stërvitet me klubin spanjoll, pasi kërkon përmirësim të kushteve ekonomike, ndërsa në horizont mbetet oferta e FC Austin në MLS.
Golashënuesi shkoi mëngjesin e sotëm në ambientet e klubit bardhekuq, i shoqëruar nga përfaqësuesi i tij në kërkim të një marrëveshjeje që mund të zgjidhë situatën aktuale. Gjithsesi, për momentin, “tymi i bardhë” duket ende larg, pasi palët nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët.
Granada po punon në merkato, teksa është në kërkim të futbollistëve që mund të shtojnë konkurrencën në repartin ofensiv, duke marrë parasysh kështu edhe largimin e mundshëm të Uzunit.
Në këtë sezon, me klubin e La Liga 2, 29-vjeçari ka shënuar 14 gola. Për të ky është sezoni i katërt te Granada.
(J.S/BalkanWeb)