Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni po kalon momente fantastike me Lokomotivën e Zagrebit. Sulmuesi i Kombëtares ka shënuar gjatë kësaj jave, ndërsa goli i tij ishte deçiziv në takimin që përfundoi me barazim.

Lokomotiva e Zagrebit barazoi në shtëpi kundrejt  Slaven Belupos. Ndeshja ishte përgatitur për ta fituar edhe për faktin se sfida po luhej në fushën e tyre, por është dashur ndihma e shqiptarit për t’i shpëtuar nga humbja, sepse kundërshtarët kaluan në avantazh  nga pika e bardhë e penalltisë.

Golin e barazimit skuadra e Lokomotivës e shënoi në minutën e 80’, ndërsa përpjekjet sulmuese nuk munguan, por fati nuk ishte me sulmuesin shqiptar. Ky gol për Uzunin është i katërti në kampionat në dhjetë ndeshje të luajtuara.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb