Ka qenë i vetmi përfaqësues i maxhorancës dhe i PS në festën e LSI-së. Kryetari i Kuvendit,z. Gramoz Ruçi, i ftuar nga Kryetarja e LSI-së, znj. Monika Kryemadhi, mori pjesë në mbrëmjen e sotme në festën e 15-vjetorit të themelimit të kësaj partie, e cila u zhvillua në Hotel Rogner.


Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ishte i pranishëm edhe në ambientet e brendshme të Pallatit të Kongresit, aty ku e para e LSI mbajti fjalë përshendetëse para të pranishmëve.


Në ceremoni merrnin pjesë drejtues dhe anëtarë të LSI dhe të partive të tjera politike të opozitës, përfaqësues të trupit diplomatik si edhe përfaqësues të jetës kulturore, sipërmarrjes, shoqërisë civile dhe medias.


Ruçi ka biseduar me Kryemadhin kokë më kokë për disa minuta, ndërsa në ikje kryetarja e LSI-së e ka përcjellë deri te dera.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Etiketa: