TIRANË

Deputeti Myslim Murrizi tha se nëse Partia Demokratike nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, atëherë ajo shton “rrezikun” e shkrirjes së saj.

Ai duke folur në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ftoi të gjithë demokratët të mos bojkotojnë zgjedhjet. Sipas tij, si Rama ashtu edhe Basha kanë si synim që mos të ndryshojnë sistemin zgjedhor.

“Shqiptarët kërkojnë ndryshimin. Unë iu bëj thirrje demokratëve të mos bojkotojnë zgjedhjet. Edhe në çadër na tha Basha se nuk ka marrëveshje. Edhe kjo është një çadër, por nga ajo verorja.

Unë nuk shkoj në parti me porosi të askujt. Mua nuk më marrin as prej hunde dhe as prej dore. Unë do të mbështes çdo kandidat që  do të dalë në garë. Ervin Salianji ka qenë kundër djegies së mandateve. Mos-hyrja në zgjedhje është shkrirje e Partisë Demokratike.  Atë ditë kam qenë këtu në studio dhe kam thënë  se nuk e dorëzoj mandatin.  Myslim Murrizi do të jetë sërish.  Basha është kopja e keqe e opozitës për Ramën në pushtet. Unë e kam me shkeljen e rregullave brenda familjeve. Demokratët duhet të regojnë për ata që kanë marrë peng partinë.

Do të votoj çdo demokrat që do shoh në listë. Do votoj për një kandidat që është në listën e PD.Në 2017 është tjetërsuar vullneti i zgjedhësve. Politika është kalbur. Po të jetë sistem maxhoritar, do të jetë më e kontrolluar. Rama, ndërkombëtaret dhe ne i bëjmë 84 vota. Shqiptarët  janë me mllef me këtë sistem që kemi nga të gjitha partitë”, tha Murrizi.

Ai tregoi edhe raportet që ka me Rudina Hajdarin.

“Kam marrëdhënie miqësore me Rudinën prej 18 muajsh. Marrëdhënie si e bija e ish-mikut tim Azem Hajdarit.  Unë besoj që për çdo forcë politike jo komuniste, liderët nuk emërohen dhe në çdo parti e re që mund të krijohet, liderët caktohen në zgjedhje.  Unë kam qenë mbrëmë dhe kemi biseduar. Unë jam pak i vështirë për të diskutuar skutave. Që të jem i sinqertë, unë nuk kam parë një prononcim të vetë Rudinës të ketë firmosur për këtë. Rama dhe Basha, të dy së bashku kërkojnë të mos ndryshojnë sistemin zgjedhor”-shtoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb