Deputeti Mysliam Murrizi nga parlamenti kërkoi miratimin e një ligji të posaçëm që do të kalonte në sitë pasurinë e politikanëve.

Teksa po diskutohej raporti vjetor i institucionit që kontollon pasurinë e parlamentarëve, ILDKPKI, Murrizi tha se politikanët shqiptarë kanë supermarkete e vila jashtë Shqipërisë.

“Miliona pasuri kanë banorët e kësaj salle. Kanë ardhur me pantallona doku, ndërsa sot vijnë me armani. Dikur kishin banjo te fiku, kurse tani kanë hale edhe për macet. Unë prapë them se ata që kanë marrë vendin në qafë nuk i kalojnë 500. Këto që kanë qenë këtu dhe këta që janë këtu. Ata nuk i justifikojnë pasuritë.

A ka verifikim? Ka zyrtarë që kanë aksione në supermarketet e Serbisë dhe që blejnë vila në Firence. U bë vettingu i gjyqtarëve. Pse mos bëhet edhe për politikanët, të shohim a e kanë vendosur pasurinë ndershmërisht. Ka ardhur koha të bëjmë një ligj konkret për të parë pasurinë e ish-funksionarëve të lartë dhe ata aktualë. Duhen hequr disa drejtorë. Ligj të thjeshtë dhe kështu reduktohet pasurinë e paligjshme”, tha Murrizi.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb