KOSOVË- Katedralja “Shën Tereza” në Prishtinë pritet të përfundojë këto ditë, ndërsa mëngjesin e 5 shtatorit, pritet të bëhet edhe inaugurimi dhe ceremonia e hapjes.
Udhëheqësi i punimeve po thotë se infrastruktura do të jetë e përfunduar.
E për rëndësinë e shugurimit të kësaj Katedrale me emrin e Nënë Terezës ka folur Don Lush Gjergji, duke thënë se kontribut në ndërtimin e saj kanë dhënë të gjitha komunitetet fetare, përfshirë edhe atë myslimane.
Ndihmën e madhe që ka dhënë edhe komuniteti mysliman, e konfirmoi edhe Arianit Koci.
Edhe për qytetarët, rëndësia e shugurimit të saj me emrin e Nënës Terezë është jashtëzakonisht e madhe, sidomos në imazhin e vendit sa i përket tolerancës fetare, raporton Tribuna Channel.
Gurthemeli për ndërtimin e kësaj katedrale është vënë në vitin 2005, me iniciativën e ish-presidentit Rugova. Kurse, më 5 shtator të vitit të kaluar shqiptarja Nënë Terezë është shenjtëruar nga Papa Francesku në Vatikan.
(m.k/BalkanWeb)