Nënkryetari i PD Kavajë Hajrulla Tafa iu ka bërë thirrje opozitarëve në Kavajë të rrinë të qetë ndërsa komisionerëve të PS të mos mbushin kutitë vetë. Në një prononcim për Neës24 Tafa tha se në Luz të Vogël kanë votuar 132 votues deri në orën 12:00 në 5 qendra votimi të vendosura në shkollën 9-vjeçare “Qamil Xhani”.

Tafa tha se ka informacione se një person voton për shumë të tjerë.

“Kemi informacione se 1 person voton për të tjerë me karta të marra. Kemi monitoruar gjatë gjithë kohës çdo person që ka hyrë brenda. Procesi ka qenë i qetë opozita vetëm ka monitoruar nga jashtë. I bëj thirrje të gjithë opozitarëve të ruajnë qetësinë. Luzi i Vogël e ka bojkotuar këtë votim farsë. Kjo është burrëri për të gjithë demokratët. Por i bëj thirrje komisionerëve të rrinë mirë e të mos mbushin kutitë. Sepse kam informacione se po i mbushin vetë. Janë 132 persona që kanë votuar në Luz të Vogël”, deklaroi Tafa.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb