Këngëtarja Rovena Ibrahimi ka publikuar së fundmi albumin e saj, “Krushq nga Labëria” një pasuri për muzikën e pasur me motive nga jugu i Shqipërisë. Pas një pune me një staf voluminoz ka patur jo pak situata të vështira e komike.

“Na doli situata nga kontrolli”,-thotë Rovena në një intervistë për “Vila 24”.

Të shumtë në numër artistët prisnin t’u vinte radha, e kur durimi nuk ishte aty ku duhet, mjeshtri Vendim Kapaj kishte filluar të doroviste muzikantët.

Rovena ka folur në intervistë për kohën kur u bë e vetëdijshme se muzika ishte rruga e saj, familjen dhe disa këngë për të cilat tregon një dobësi të veçantë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb