TIRANË

Gazetari Sokol Balla ka nisur këtë mbrëmje emisionin e tij “Real Story” në News 24, ndërsa i ftuari i pari ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ai tha se falë masave të ndërmarra nga ana e bashkisë, sot kryeqyteti edhe pse ishte fillimi viti i ri shkollor 2019-2020 nuk kishte problematika në trafik.

Kryebashkiaku Veliaj komentoi edhe skemën e PPP-ve, ndërsa shtoi se kjo formë po funksionon pasi paralelisht po ndërtohen 17 shkolla të reja.


Pjesë nga fjala e Veliajt:

Veliaj: Ka qenë një nga ditët që ka pasur më pak trafik në Tiranë. Gjithë ai angazhim na shkoi mbarë. Hapëm sot një shkollë të re “Servete Maci”, kjo është një shkollë muzike.  Për njësinë 8 dhe 9, 600 familje që i kishin turn i dytë fëmijët, ata e kanë zgjidhur këtë problem”-tha Veliaj.


Pyetje: PPP-të funksionuan?

Veliaj:Ne trashëguam një qeveri që kishte kapur nivelin e borxhit dhe duhej të gjenim një ide inovative dhe kjo po funksionon.


(n.m/BalkanWeb)

Etiketa: