Për herë të tretë, Igor Tudor nis një aventurë në Torino. Pasi mbajtur të veshur fanellën bardhezi si lojtar dhe pasi bëri rolin e zëvendës trajnerit, tani kroati është thirrur në apel nga “Zonja e Vjetër” si trajner i parë. Tudor zbarkon në Torino në një moment të vështirë pasi duhet të shpëtojë këtë sezon, t’i sigurojë Juves një vend në Champions League.

Pasi ka drejtuar stërvitjen këto ditë, Tudor doli për herë të parë përpara mediave në vigjilje të debutimit të tij kundër Genoa-s:

“Nuk jam këtu për të folur për atë që ka ndodhur, jam këtu për të punuar fort dhe për të arritur objektivin që të gjithë e dinë: Më duhet të vendos lojtarët në kushte ideale për t’i marrë maksimumin, por ajo që nuk duhet të na mungojë kurrë është shpirti. Vlahovic? I ka të gjithë të dhënat për të qenë top, ka dëshirë për t’u rinisur”, u shpreh Tudor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: